BURIMI PITRAN
Natyra e fshatit Pregllovë të Kërçovës i dhuroi burimit të kristaltë Pitrani ujë me shije minerale, i cili ka cilësi jashtëzakonisht të lartë dhe i plotëson të gjitha standardet botërore.

SHËNDET NË SHISHE
Pirja e ujit Akvatika ka efekt të dobishëm te sëmundjet e veshkave dhe traktit urinar, te përmirësimi i tretjes, si dhe rekomandohet për sëmundjet e lëkurës.
ME MINERALIZIM TË ULËT
Akvatika është ujë me mineralizim të ulët, bikarbonat. Mineralizimi i ulët mundëson që të pihet në sasi të mëdha nga të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
NJË LITËR AKVATIKA PËRMBAN
KALCIUM (CA) – 14,40MG/L
MAGNEZIUM (MG) – 2,10MG/L
NATRIUM (NA) – 10,20MG/L
KALIUM (K) ≤ 1,00MG/L
HEKUR (FE) ≤ 0,10MG/L
BIKARBONATE (HCO3) – 85,40MG/L
SULFATE (SO4) – 2,60MG/L
KLORURE (CI) – 9,60MG/L
NITRATE (NO3) ≤ 1,00MG/L
РН – 7,1
MBETJE E THATË PAS AVULLIMIT – 62MG/L
BURIMI I AKVATIKA “PITRAN”
Burimi i Akvatika “Pitran” ndodhet në shpatet e malit Baba Saç, në 600 metra lartësi mbidetare, me kapacitet prej 400 litrash në sekondë. Thellësia e burimit të Akvatika është 80 metra. Uji nga burimi kalon nëpër shtresa të përbëra nga gëlqerorë të mermerizuar dhe varvëroshë karstikë, me sasi të mëdha kuarci të pastër, gjë që i jep ujit kthjelltësi dhe freski natyrore. I gjithë rajoni i malit Baba Saç, me 1700 metra lartësi mbidetare dhe shtrirje prej 40 km², përfaqëson një oazë ekologjike të veçantë, sepse në rrethinën e tij nuk ka objekte industriale apo rrugë të ngarkuara.
Për shekuj me radhë, popullsia e fshatit i ka shijuar përfitimet e këtij burimi.
Procesi i mbushjes së Akvatika
Procesi i mbushjes së Akvatika bëhet në ambalazh ekologjik PET me cilësi të lartë prej 0.33l, 0.5l, 1l dhe 1.5l dhe zhvillohet në kushte shumë higjienike, me sterilizim të plotë ultraviolet në përputhje me të gjitha rregullat botërore të prodhimit.
“Uji është jetë, por uji cilësor do të thotë shëndet.”








